I ri Ndërtuar sipas kërkesave të SEF-it të ATK-së

Programi i kasës që e kupton marketin tënd

Shitje me skaner, stok, borxhe të klientëve, raporte dhe librat për ATK – në një program të thjeshtë, plotësisht në shqip. Punon edhe kur bie interneti.

  • Windows 10 / 11
  • Punon pa internet
  • Aplikacion për Android & iPhone
  • Shqip · Srpski · English
Marketi – Kasa
Ekrani i kasës në Marketi: shporta me produktet dhe totali për pagesë
Aplikacioni Marketi në telefon
Veçoritë

Gjithçka që i duhet një marketi, pa komplikime

Nga skanimi i parë në mëngjes deri te mbyllja e ditës – Marketi e bën punën e kasës të shpejtë dhe të saktë.

Shitje me një skanim

Skano dhe produkti hyn në shportë. Skano prapë, sasia rritet. Pa dritare, pa pritje.

Para, kartelë ose borxh

Kusuri llogaritet vetë. Pagesat e përziera dhe shitja me borxh te klienti i njohur.

Libri i borxheve

Kush sa ka borxh, kur ka marrë dhe kur ka paguar – pa fletore, pa harresa.

Stoku nën kontroll

Hyrje malli, inventari me skaner, dalje malli dhe alarm kur produkti po mbaron.

Fatura nga foto

Fotografo faturën e furnitorit – programi i lexon artikujt dhe i fut në hyrje malli.

Porositë për furnitorët

Lista e asaj që duhet porositur, sipas shitjeve dhe stokut – gati për printim ose PDF.

Etiketat e çmimeve

Ndryshon çmimi? Etiketa me barkod del në listë për printim, që rafti të përputhet me kasën.

Raporte të qarta

Shitja, fitimi, marzha, më të shiturat dhe mbyllja e kasës – sot, këtë javë ose këtë vit.

Import nga Excel

Produktet ekzistuese hyjnë me një skedar Excel ose CSV – pa i shkruar një nga një.

Pa internet? S'ka problem

Kasa punon plotësisht offline. Kuponët fiskalë dërgohen vetë sapo kthehet interneti.

Pronari dhe arkëtarët

Secili me PIN-in e vet. Arkëtari shet; pronari sheh fitimin, ndryshon çmimet dhe kufizimet.

Kopje automatike

Backup çdo ditë në kompjuter, USB ose OneDrive. Të dhënat e tua mbesin te ti.

Fiskalizimi

Gati për sistemin e ri të fiskalizimit të ATK-së

Marketi është ndërtuar sipas Udhëzimit Administrativ 01/2026 dhe kërkesave teknike të ATK-së për softuerët elektronikë fiskalë (SEF).

Kupon fiskal me QR

Çdo shitje nënshkruhet dhe dërgohet në ATK; kuponi del me kod QR për verifikim.

Radha offline

Pa internet, kuponët ruhen në radhë dhe dërgohen vetë – asnjë nuk humbet.

Kthime dhe anulime

Kupon korrigjues i lidhur me origjinalin, siç e kërkon ATK.

Librat për EDI

Libri i shitjes, i blerjes dhe i arkës – edhe për bizneset jo-TVSH – gati për eksport.

Raporti Z dhe blloku

Mbyllja ditore, raporti Z dhe regjistrimi i kuponëve nga blloku kur prishet kasa.

Integritet i të dhënave

Kuponët nuk ndryshohen dhe nuk fshihen; çdo veprim i rëndësishëm regjistrohet.

Marketi është në procesin e regjistrimit dhe testimit me ATK. Statusi i certifikimit tregohet në regjistrin publik të ATK-së.

Aplikacioni

Marketi në xhepin tënd

Aplikacioni për Android dhe iPhone lidhet me kasën – në Wi-Fi të dyqanit ose me 3G/4G kur je larg.

  • Shit nga telefoniSkano me kamerë – kuponi printohet te kasa.
  • Çmimi dhe stoku me një skanimNë raft, në depo apo te furnitori.
  • Inventari në rafteNumëro mallin duke ecur nëpër dyqan.
  • Foto e faturësDërgoje te kasa dhe hyrja e mallit plotësohet vetë.
  • Lidhje e enkriptuarTelefoni lidhet me QR kod nga kasa; çdo kërkesë është e mbrojtur.
Çmimi dhe stoku i produktit në telefon
Ekrani kryesor i aplikacionit Marketi
Shitje nga telefoni me skaner
Paneli i pronarit

E di çka po ndodh në market, pa pyetur askënd

Paneli të tregon shitjen dhe fitimin e ditës, borxhet e hapura, vlerën e stokut – dhe çka kërkon vëmendjen tënde.

  • Fitimi i vërtetëMe çmimin e blerjes në momentin e shitjes.
  • Kujtesa të zgjuaraProdukte që po mbarojnë, etiketa për printim, backup.
  • Kontroll i arkëtarëveMbyllja e kasës, zbritjet dhe kthimet – të gjitha të regjistruara.
Paneli i pronarit: shitja, fitimi, borxhet dhe kujtesat
Pamja

I thjeshtë për arkëtarin, i plotë për pronarin

Kasa Lista e produkteve me stok, çmim blerje, shitje dhe marzhë Hyrje malli me skaner ose nga foto e faturës Raportet: shitjet, fitimi dhe pagesat Klientët dhe borxhet
Si fillohet

Nga instalimi te shitja e parë – në një ditë

Instalimi

E instalojmë në kompjuterin e kasës dhe lidhim printerin e kuponëve dhe skanerin.

Produktet

I fusim nga Excel, me skaner, ose nga katalogu me mijëra barkode të gatshme.

Regjistrimi në ATK

Të ndihmojmë me regjistrimin e arkës në sistemin e fiskalizimit.

Trajnimi

Modaliteti i trajnimit lejon provat pa prekur të dhënat e vërteta dhe pa kuponë fiskalë.

Pyetje

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë pajisjesh më duhen?

Një kompjuter me Windows 10 ose 11, një printer termik për kuponë (58 ose 80 mm) dhe një skaner barkodi USB. Opsionalisht: printer etiketash, sirtar parash dhe peshore.

A punon pa internet?

Po. Shitja, stoku dhe raportet punojnë plotësisht pa internet. Kuponët fiskalë ruhen në radhë dhe dërgohen në ATK vetë kur kthehet lidhja.

A është për biznese me TVSH dhe pa TVSH?

Po. Për bizneset jo-TVSH (p.sh. Biznes Individual) Marketi përgatit edhe librat tremujorë në formatin që kërkon ATK.

Ku ruhen të dhënat e mia?

Në kompjuterin tënd, me kopje automatike ku të duash (USB, OneDrive). Për aplikacionin e telefonit nga larg, serveri vetëm i përcjell kërkesat e enkriptuara – nuk i lexon dhe nuk i ruan.

Si i fus produktet që i kam?

Me skedar Excel/CSV, me skanim të shpejtë njëri pas tjetrit, ose duke e fotografuar faturën e furnitorit.

A ka aplikacion për telefon?

Po, për Android dhe iPhone: shitje, çmimi, inventari, etiketat dhe fotot e faturave – në dyqan ose nga larg me 3G/4G.

Kontakt

Shiheni Marketin në marketin tuaj

Na kontaktoni për një prezantim falas. Ua tregojmë programin me produktet tuaja dhe ju përgjigjemi për fiskalizimin.